
Një tornado shkatërroi kryeqytetin kuban, Havana, gjatë natës së dielën, duke shkatërruar ndërtesa dhe automjete, duke vrarë të paktën tre vetë dhe duke plagosur 172 të tjerë bëjnë të ditur autoritetet vendase.
Presidenti i Kubës, Miguel Diaz Canel, i cili ka vizituar ekipet e emergjencës në pjesë të ndryshme të qytetit gjatë natës së mbrëmshme, duke thënë se dëmet janë mjaft të mëdha. Qeveria ka njoftuar përmes një deklarate se erërat e fuqishme i kanë dëmtuar ndërtesat dhe kanë shkaktuar vërshime në zonat me lartësi të vogël mbi nevelin e detit.
Agjencitë e lajmeve kanë raportuar se shpejtësia e erës ka qenë rreth 100 kilometra në orë.
Shumë lagje të Havanës ishin pa energji deri ndërsa dritaret e një spitali prej shtatë katësh u shatërruan nga era dhe të gjithë pacientët duhej të evakuoheshin.
Fotografitë e postuara nga mediat kubane dhe banorët e Havanës në Twitter treguan makinat e përmbysura dhe të tjerë të bllokuar në ujërat e mbytura rreth qytetit.
Julio Menendez, një punëtor 33-vjeçar i restorantit, tha se lagja e 10 tetorit ishte "si një film horror".
Menendez, i cili ishte në shtëpi në natën e së dielës, kur tornado goditi vendin tha se: "Nga një moment në tjetrin, kemi dëgjuar një zhurmë si një avion që bie nga qielli. Gjëja e parë që bëra ishte të përqafoja vajzat e mia".
Të hënën në mëngjes rrugët ishin të mbushura me tulla që ranë nga fasadat e shtëpive.
Instituti Kuban i Meteorologjisë do ta vlerësojë shkallën e dëmeve dhe intensitetin e stuhisë gjatë orëve të ardhshme.
Vendi ishullor përballet vazhdimisht me mot të keq dhe stuhi që vijnë nga Oqeani Atlantik.



