Pas akuzave te PD lidhur me vdekjen e 17 vjecarit, Ardit Gjoklaj ne landfillin e Sharres, ka reaguar PD duke e quajtur te turpshem perdorimin politik te vdekjes se te riut nga PD.
“ Si në çdo fatkeqësi, aksident apo çdo moment të pafat, është gjithmonë një parti e fatkeqësive historike të këtij qyteti e vendi, që mundohet të shfrytëzojë çdo situatë për përdorim e kapital politik. Kjo është e shëmtuar, vulgare dhe aspak shqiptare, si normë e si kod moral. Nëse për landfillin që Partia Demokratike e la të degjeneronte në 4 vjet, është gjetur një zgjidhje e do nisë puna, për landfillin politik të përdorimit të vdekjes si poster partie, zgjidhja duket e pamundur", thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.
Bashkia e Tiranës theksoi se po ndjek më vëmendje hetimin e fatkeqësisë në Sharrë dhe mbështet punën e organeve ligjzbatuese të përfshira në ngjarje. Në reagimin e saj sqarohet se territori i landfillit në Sharrë përfshin disa hektarë sipërfaqe në periferi të Tiranes, të cilat në 4 vitet e fundit degjeneruan në një fushë-betejë për grumbulluesit e mbetjeve dhe u ka bere thirrje qytetarëve
të mos afrohen në zona të ndaluara, e ku punohet me mjete të rënda.
Ndersa akuzave te PD për korrupsion, Bashkia e Tiranes i pergjigjet me kundërakuzë për një parti, që siç thuhet në reagim, as pastrim nuk bëri, as landfill nuk zgjidhi e asnjë orë pune nuk kreu për qytetin e Tiranës.
Qytetarët e dinë mirë se Tirana ka humbur boll nga një forcë politike e cila e la në një gjendje katastrofike. Partia Demokratike i përket së shkuarës së Tiranës tonë, të cilën prej një viti e kemi kthyer në punë, e po merr jetë me investime e projekte konkrete në çdo lagje", thuhet ndër të tjera në reagimin e Bashkisë së Tiranës.
Partia Demokratike nëpërmjet keshilltarit të saj në Bashkinë e Tiranës, Akil Kraja, beri sot fajtor kryebashkiakun Erion Veliaj për vdekjen e 17-vjeçarit në landfillin e Sharrës.



