Turqia destinacioni kyç për armët gjermane

Turqia destinacioni kyç për armët gjermane

Turqia është ndër 10 vendet e para për destinacionin e armëve gjermane duke qenë se Ankaraja i përgjigjet shqetësimeve të brendshme të sigurisë në rritje që shkaktohen nga vala e refugjatëve, të cilët largohen nga luftrat në Lindjen e Mesme, sipas një raporti të qeverisë gjermane.

“Ankaraja ka lëvizur nga numri 25 në gjysmën e parë të vitit 2015, si një destinacion për armët gjermane, në numrin 8 në gjashtë muajt e parë të vitit 2016, me vëllimin e armatimeve të dërguara në Turqi në një shumë prej 76,4 milionë euro”, thuhet në raport.

Rritja e Turqisë në renditje ka përkuar me një valë të refugjatëve që hyjnë në vend së bashku me një marrëveshje me Bashkimin Europian që synon përmirësimin e strehimit për emigrantët në vend, në mënyrë që të dekurajojë ata nga udhëtimi për në Evropë.

Me rreth tre milion refugjatë, Turqia është momentalisht vendi me popullsinë më të madhe në botë të refugjatëve.

“Pothuajse dy të tretat e furnizimit të armëve gjermane në Turqi ishin pjesë për aeroplanë, avionë pa pilot, makina dhe pajisje tokësore”, thuhet në raport.

Raporti i eksportit të armëve pritet të paraqitet në kabinetin gjerman nga ministri i Ekonomisë, Sigmar Gabriel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy