Emilio Çika, Profesor i Marrëdhënie Ndërkombëtare në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me bisedën telefonike mes Putin dhe Trump për rreth 2 orë lidhur me armëpushimin në Ukrainë, e cila u shkel vetëm pak orë pas dakordësisë.
Ai u shpreh se diskutimet mes Rusisë dhe SHBA-ve duhet të ishin më të drejtpërdrejta dhe se kjo e fundit është i vetmi vend që mund të sjellin armëpushimin dhe paqen në Ukrainë.
Sipas tij gjatë telefonatë mes dy liderëve janë vendosur një pjesë e mirë e kushteve për armëpushim.
Fuqitë e mëdha flasin gjithmonë me fuqitë e mëdha dhe se ulin stekën dhe rrjedhimisht më tej Rusia e kishte qëllim thelbësor që të kishte diskutim thelbësor me SHBA.
E dyta duhet të vetmet kushte të Rusisë për armëpushim më të gjerë dhe i vazhdueshëm që kërkohet nga komuniteti ndërkombëtar mund ti realizojë vetëm me diskutimet e SHBA sepse janë të vetmet që mund të sjellin në armëpushim si fillim dhe një paqe në vazhdim.
Janë pak informacione që kanë dalë nga biseda Trump-Putin, një deklaratë e të dy shteteve që nuk japin detaje lidhur me telefonatën e gjatë mes dy liderëve dhe s’kishte lënë një periudhë kohore.
Kështu që në këtë telefonatë një pjesë e mirë e kushteve janë vendosur nga Rusia, e cila është dhe një vend në avantazh në Ukrainë, ajo që ka qenë inkursioni i Ukrainës është kthyer në kartë negociuese në favor të Rusisë.
Bisedat që do kryejë me palën tjetër që në rastin konkret janë SHBA janë në një nivel të dy vendeve që mund të sjellin paqen, pavarësisht kërkesës së Ukrainës për pjesëmarrje në bisedime.
Nuk pritet të ketë pjesëmarrje të tyre në këtë fazë derisa të ketë një kuadër dakordësie mes Rusisë dhe SHBA dhe më pas të shkojnë në diskutime që do shtrijnë armëpushimin në vijën e konfliktit e cila është dhe e vështirë për tu kontrolluar nëse do ketë armëpushim apo jo.
SHBA kanë marrë rolin e transmetimit të pala e Ukrainës dhe bindjen e kësaj të fundit për të pranuar kushtet.
Sa i përket dështimit të armëpushimit në Gaza, Çika tha se kjo ishte e pritshme, ndërsa SHBA po tenton që të arrijë një marrëveshje me Iranin.
Ishte deri diku e pritshme bombardimi i Iraelit në Gaza pas planit me tri pika e armëpushimit fillestar deri te Rripi i Gazës. U thye marrëveshja që në faZën e parë, që te rikthimi i pengjeve dhe shkëmbimi i të burgosurve nga Izraeli.
U thye dhe ishte e pritshme dhe kjo vjen për shkak të zhvillime gjeopolitike që ka rajoni.
Shohim nga SHBA se ka tentativa për të gjetur formulën me Iranin i cili deri tani nuk po shkon drejt një përqasje të tillë ku përgjigja e Iranit është që nuk duhet të ketë një ndërhyrje të SHBA-ve.



