Nju-Orleans, një shofer me makinë futet në turmën e njerëzve

Nju-Orleans, një shofer me makinë futet në turmën e njerëzve

Policia në Nju-Orleans të Shteteve të Bashkuara thotë se një person, që duket se ishte “i dehur në shkallë të lartë” me makinën e tij e ka goditur turmën e njerëzve që e shikonin një paradë, duke i lënduar 28 vetë.

Shefi i policisë, Michael Harrison, tha mbrëmë vonë se i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij po zhvillohen hetime për drejtim të makinës në gjendje të dehur.

“Ne kemi dyshime se ky person ishte i dehur në shkallë të lartë”, tha zoti Harrison, i pyetur se a mendon se incidenti ishte i ndërlidhur me terrorizëm.

Zyrtarët thanë se 21 persona janë dërguar në spitalet lokale, ndërsa të tjerët janë nën kontroll.

Një zyrtar mjekësor tha se në mesin e të lënduarve ka edhe fëmijë të moshës 3 – 4 vjeçare.

Mijëra njerëz tubohen në rrugët e Nju-Orleansit për festimet tradicionale të njohura me emrin, Mardi Gras. / REL /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy