Kamëz, i zoti i shtëpisë përleshet me hajdutët, mbetet i plagosur

Kamëz, i zoti i shtëpisë përleshet me hajdutët, mbetet i plagosur

Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjete prerëse pas konfrontimit fizik me dy hajdutë të cilët hynë në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në Bulevardin Blu në zonën e Kamzës.

Njoftimi i policisë

“Më datë 24.04.2017, rreth orës 03:00, në Bulevardin Blu, në vendin e njohur si pallatet e verdha, në banesën e shtetasit A. V., 60 vjeç, kanë hyrë dy shtetas, të cilët kanë hyrë nga tarraca e pallatit të katit të 8-të, të cilët janë diktuar nga i zoti i banesës e për pasojë janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Nga konfrontimi fizik, ka ngelur i dëmtuar me mjete prerëse në këmbë i zoti i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy