Ulja e tarifës Roaming, Rama: Hyri në fuqi më 1 tetor, u reduktuan deri në 99%

Ulja e tarifës Roaming, Rama: Hyri në fuqi më 1 tetor, u reduktuan deri në 99%

Pas pothuajse një viti që prej samitit të 6 dhjetorit në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’ në lidhje me reduktimin e tarifave roaming, mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor.

Rama ka kujtuar se që prej 1 tetorit tashmë, çmimet e internetit ‘Roaming’ mes Evropës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur mesatarisht 99%. Kjo marrëveshje, e firmosur në samitin historik të 6 dhjetorit, është në fakt një risi dhe ndihmë për qytetarët.

Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se prej 1 tetorit, çmimet e “Internetit Roaming” mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur mesatarisht deri 99%, të konkretizuar pas firmosjes së marrëveshjes në samitin historik të dhjetorit në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë.

Kujtojmë se vendimi për uljen e shpenzimeve 'roaming' u mor në dhjetor të vitit të kaluar, gjatë takimit të nivelit të lartë BE- Ballkani Perëndimor, në Tiranë, falë një marrëveshjeje të nënshkruar nga operatorët e telekomunikacionit të BE-së dhe vendeve të rajonit e cila parashikon shuarjen e plotë të tarifave roaming brenda vitit 2027.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy