Llabani: 12 punonjës të RENEA-s shoqërojnë persona të famshëm të botës së krimit. 3600 policë të dorëhequr në një vit (VIDEO)

Llabani: 12 punonjës të RENEA-s shoqërojnë persona të famshëm të botës së krimit. 3600 policë të dorëhequr në një vit (VIDEO)

Analistja Anduena Llabani, për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë, ku nënvizohen si probleme pavarësia e gjyqësorit, media dhe korrupsioni, deklaroi se në raport theksohet progres në çështjen e hetimeve të kryera nga SPAK.

Nga studio e MCN Live, Llabani tha se në raportin e DASH mungon inkriminimi i punonjësve të Policisë së Shtetit në disa çështje që kanë karakter kriminal.

Sipas saj, raporti nuk përfshin numrin e lartë të policëve të përfshirë ngjarje kriminale, apo të punonjësve të policëve që kanë qenë autorët e vetëm të dekonspirimit të operacioneve të ndërmarra nga SPAK, si vrasjet me pagesë apo vrasjet e bujshme në një dekadë.

Sot nëse flasim me prokurorë apo me punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një nga problemet kryesore është përfshirja e punonjësve të policisë apo blerja e punonjësve të Policisë së Shtetit nga elementë të krimit.

Sot janë 12 punonjës të RENEA-s që shoqërojnë persona të famshëm të botës së krimit dhe lëvizin lirisht falë mbrojtjes që ofrojnë këta persona.

Shumë hetime të nisura nga SPAK dhe BKH nuk shkojnë deri në fund se dalin punonjës të RENEA-s dhe operacionales.

Në raport përmendeshin hetimet e SPAK, lufta ndaj korrupsionit dhe në fund renditej krimi që ndodh shpesh në familje dhe duket se raste të tilla janë shumë pak të vëmendshme dhe të evidentuara në Shqipëri dhe që dënohen me minimumin e mundshëm.

Llabani ngriti si shqetësim se hierarkia e Policisë së Shtetit nuk komunikojnë me njeri-tjetrin.

Në vijim tha se në 2020 pati ndryshime në Kodin Penal, për të dënuar korrupsionin në administratën shtetërore, duke rritur dënimin për korrupsion nga 3 vite në 7 vite burg, por nuk ka zyrtarë të lartë të dënuar.

Llabani shtoi se për të gjitha dosjet që vijnë nga jashtë në bashkëpunim me partnerët, dalin vetë në terren anëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit pasi nuk kanë besim te institucionet.

Po ashtu tha se oficerët e DEA-s kanë marrë furgona dhe përgjojnë vendet ku rrinë persona me rekorde kriminale.

Llabani ngriti si shqetësim se ne kemi institucione të varfra punonjës policie me pagë 400-500 mijë lekë të vjetra.

Çfarë mund të bëjë një punonjës i RENEA-s që rrezikon jetën me kaq lekë. Kemi gjyqtarë të paguar, prokurorë të paguar, por polici të keqpaguar.

Ata që bëjnë punën e parë, nuk kanë mënyrë tjetër jetese se sa të paguhet nga një kriminel. Në një vit janë dorëhequr 3600 policë.

Por dorëheqjet e tyre nuk pranohen nga drejtori i Policisë së Shtetit, se nuk ka kush t’i zëvendësojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy