Kalimet e paligjshme në kufirin SHBA-Meksikë ranë në korrik në nivelet më të ulëta në gati katër vjet, treguesi më i fundit se kufizimet gjithëpërfshirëse të azilit të administratës së Joe Biden po riformësojnë tendencat e migracionit, sipas të dhënave federale.
Agjentët kufitarë numëruan 56.408 hyrje të paligjshme muajin e kaluar, një rënie prej 32% nga qershori dhe muaji i pestë radhazi që shifra ka rënë, sipas të dhënave të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve në SHBA.
Zyrtarët e kufirit të SHBA-së ia atribuojnë kthesën veprimeve ekzekutive të shpallura nga Biden në pranverë, të cilat në mënyrë efektive bllokuan aksesin në sistemin amerikan të azilit për emigrantët që hynin ilegalisht.
Qeveria meksikane rriti zbatimin e ligjit këtë vit me kërkesë të administratës Biden, duke arrestuar një numër rekord emigrantësh që tentonin të kalonin tranzit nga vendi në rrugën e tyre për në SHBA.



