Ligj i ri për uniformat blu, Basha: Duhet ndërhyrë në problematikat që ka Policia e Shtetit (VIDEO)

Ligj i ri për uniformat blu, Basha: Duhet ndërhyrë në problematikat që ka Policia e Shtetit (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Faik Basha, hedhjen në diskutim të ligjit të ri për Policinë e Shtetit, e sheh me dy qëllime për ndërhyrjen, së pari për përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe së dyti për problematikat që ka gjetur zbatimi i ligjit.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se u duhet dhënë hapësirë grupeve të interesit, profesionistëve dhe gjithë atyre që kanë punuar me këto ligje që të mos prekin ligjet herë pas here.

Ne duhet të shohim tipologjinë e vendit dhe rajonit, se duke u përhapur në të gjithë vendet, ndoshta do të kemi prapë problematika në zbatimin e ligjit.

Dëmi më i madh që i bëhet strukturave të policisë, janë ndryshimet e ligjit, që nuk i korrespondojnë emërimet, rekrutimet.

Të gjithë jemi të interesuar që të kemi një ligj që nuk nxjerr probleme, atëherë hajde të ulemi në tryezë grupet e interesit dhe të bëjmë një ligj më të mirë, i cili nuk ndryshohet çdo 3 ditë.

Duhet të bërë një analizë se kush është problematika e policisë dhe si duhet të ndërhyjmë në ligj që organizata të mos bëhet në shërbim jashtë funksionit të ligjit?

Korrupsioni, lidhja me bandat, mungesa e mbështetjes, pagat, dhe mbështetja e atyre që dalin jashtë shërbimit. Këto duhet të shihen me përparësi.

A i japim mbështetje punonjësit të policisë, a e ulim korrupsionin? Nuk është rastësi që një numër kaq i madh i punonjësve të policisë të devijojnë nga detyra.

A i ndalojmë grupet kriminale që të mos investojnë në polici?

Se kemi parë drejtues komisariatesh që thotë se unë e kisha mik kriminelin dhe nuk mund ta arrestoja.

Ne duhet ta shohim këtë ligj me qetësi. Për mua është i vetmi institucion që po u shkatërrua do dekada për tu ndërtuar.

Është bërë vetëm me një gradë roli bazë dhe trajtimi financiar thuhet se do bëhet sipas vendit të punës.

Dikush që punon dhe nuk ka mbështetje, mund të ngelë gjithë kohën aty.

Një tjetër pikë ishte për kreditë, si mund të kesh rezultat kur ti çon një punonjës policie 16 orë në punë dhe e paguan 600 mijë lekë.

Po familja me çfarë ha? Kështu korruptohet policia. Ndaj duhet trajtuar me kujdes ky ligj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy