43 avionë kinezë dhe shtatë anije janë zbuluar në harkun e 24 orëve rreth Tajvanit.
Lajmin e bëri me dije ministria e Mbrojtjes nëpërmjet një deklarate për mediat.
Qeveria kineze e konsideron ishullin autonom si pjesë të territorit të saj, të cilin ajo është zotuar se një ditë do ta ribashkojë, me forcë nëse është e nevojshme.
Pekini ka intensifikuar kërcënimet dhe presionin politik dhe ekonomik ndaj Tajvanit që kur presidenti Tsai Ing-wen erdhi në pushtet në vitin 2016, nga një parti që mbron një deklaratë zyrtare të pavarësisë për ishullin.



