Rama nga Kuvendi merr në mbrojtje Thaçin e Veselin: Aktakuzat ndaj tyre hodhën baltë mbi Kosovën dhe krejt shqiptarinë   

Rama nga Kuvendi merr në mbrojtje Thaçin e Veselin: Aktakuzat ndaj tyre hodhën baltë mbi Kosovën dhe krejt shqiptarinë   

Kryeministri Edi Rama duke folur sot në foltoren e Kuvendit për aktakuzën ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, ngritur nga Tribunali special, deklaroi se teksti  i aktakuzës  është një njoftim ku nuk është se hidhet një baltë marramendëse thjesht mbi Hashim Thaçin apo mbi Kadri Veselin, as mbi UÇK vetëm, por mbi vetë Kosovën dhe krejt shqiptarinë.

“Besoj kam mirëkuptimin e të gjithëve ju pa dalllim për të komunikuar përmes kësaj foltoreje me të gjithë shqiptarët lidhur me befasinë e mbrëmshme, kur pothuajse të gjithë jemi prekur me të dëgjuar dhe me të lexuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës njoftoi që i ka dorëzuar për shqyrtim tribunalit special një aktakuzë, ku mes të tjerash, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli, që të dy nismëtarë në krijimin e bërthamës së rezistencës së armatosur ndaj regjimit nacionalkomunist të Sllobodan Milosheviçit, themelues të Ushtrisë Çlrimitare të Kosovës, u dyshuakan për një varg krimesh, të cilat sfidojnë dhe kufijtë më të largët të imagjinatës, vrasje të orkestruara, zhdukje të mbikëqyrura personash, përndjekje dhe trotura njerëzish të pafajshëm e të pambrojtur”, tha Rama.

Në fakt, vijoi kryeministri, fjala dyshim kur lexon tekstin ku të gjitha tmerret e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë iu ngarkohen dy bashkëluftëtarëve që ende pa i mbushur të 30-at i hynë detit me këmbë duke sfiduar një statusquo të aprovuar konsensualisht nga vetë Perëndimi demokratik dhe duke vendosur vetë jetën e  tyre në pikëpyetje përballë të gjitha parashikimeve dhe këndvështrimeve të kohës, sipas të cilave Kosova e pavarur ishte një herezi ndërkombëtare, fjala dyshim kthehet në një eufemizëm juridik.

“Të jemi të qartë, shumë të qartë. Drejtësia është drejtësi dhe nuk është drejtësia në vetevete dhe as kërkimi i saj nga një strukturë e miratuar me vullnetin e vetë Kuvendit të Kosovës, ngre pikëpyetje të mëdha të rënda, të pranueshme në heshtje, por është lexim i tekstit të shpërndarë në mbarë botën për të lajmëruar një proces gjyqësor ndaj dy prej figurave historike të luftës dhe paqes në Kosovë. Një tekst i shkruar, i cili edhe sikur të mos ketë asnjë zhvillim të mëtejshëm juridik, për ne që e kemi jetuar në rininë tonë atë kohë, i ngjan një fletërrufeje të revolucionit kulturor kinez, ku fryma diskredituese e fjalëve asgjëson vetë prezumimin e pafajësisë”, nënvizon Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “pikërisht kjo e kthen atë tekst në një rrufe që godet shumë më përtej dy emrave të përveçëm duke shpërndarë nëpër krejt botën, sot e zvogëluar prej shpejtësisë së vrapimit të lajmeve, një njoftim ku nuk është se hidhet një baltë marramendëse thjesht mbi Hashim Thaçin apo mbi Kadri Veselin, as mbi UÇK vetëm, por mbi vetë Kosovën dhe krejt shqiptarinë”.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama po ashtu ka deklaruar se Haradinaj është i vetmi që la detyrën për t’iu përgjigjur akuzave dhe doli dy herë i pafajshëm.

Rama është shprehur se ndihet dëshmitar okular i vuajtjeve të Haradinajt, duke theksuar se ka parë personalisht babain e tij që i dha luftës me shumë djem se çfarë mban Kosova.

 ‘Ramush Haradinaj la detyrën në vitin 2005 për t’iu përgjigjur akuzave dhe dy herë doli i pafajshëm. Dhe për herë të parë ndodhi që një person që po shpallet i pafajshëm t'u rikthehet gjykatave të krimit. Unë jam dëshmita okular, babi i të cilit i ka dhënë luftës me shumë djem se çfarë janë krijuar në Kosovë, më pas e shoqja në Kosovë në shtëpi rriste bebet me ato rrathët e drunjtë që i mbajnë. Dhe kur Ramushi zbriti nga avioni, ato bebet e rrathëve ishin rritur’, tha ndër të tjera Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy