“Fermerët po braktisin Shqipërinë”, Sharka: Bujqësia e pa orientuar dhe e pa subvencionuar, presim rënie (VIDEO)

“Fermerët po braktisin Shqipërinë”, Sharka: Bujqësia e pa orientuar dhe e pa subvencionuar, presim rënie (VIDEO)

Eksperti dhe njëherazi kryetari i PD Lushnjë, Eduard Sharka foli përmes një lidhjeje skype në edicionin e lajmeve në MCN TV lidhur me problematikat në bujqësi.

Sharka theksoi edhe një herë se bujqësia në Shqipëri është e pa orientuar dhe e pa subvencionuar, dhe do të jetë një sektor në rënie.

Ai shtoi se shumë fermerë po e braktisin Shqipërinë, ndërkohë ka një rënie drastike të numrit të krerëve dhe rritje të çmimit të qumështit.

Bujqësia dhe blegtoria është në stanjiacion. Këtë e tregojnë shifrat e INSTAT më së miri. Këtë situatë e kishim parashikuar për shkak të politikave të gabuara dhe zhvillimit kaotik të bujqësisë dhe blegtorisë. Një bujqësi e pa orientuar, e pa subvencionuar, ku s’ka një rregullues si shteti, do kishim këto rezultate. Më e keqja është që presim rënie të bujqësisë, sepse shumë fermerë po braktisin sektorin dhe Shqipërinë. Kemi shumë financim të vogël të bujqësisë, të pakrahasueshëm me rajonin dhe vendet e Evropës. Në ekonominë tonë zë 20 për qind të bujqësisë. Nëse vazhdon kështu, fshati dhe zonat rurales nuk do ekzistojnë më si ekonomi. Së fundmi qeveria rriti fondin për naftën, por jo nuk arrin të kalojë 60 për qind të fermerëve që kanë aplikuar. Po të dëgjosh propagandën e qeverisë, fondet për bujqësisë janë rritur në 2022. Ky është një trillim, sepse qeveria harron që ka shtuar 10 për qind TVSH për imputet bujqësore. Janë rritur fondet për skemat mbështetëse nga AZHBR, por s’shkojnë as në gjysmën që zinte 6 për qindshi në vitet e kaluara. Shifrat e INSTAT treguan një reduktim krerësh në bujqësi. Po ta krahasojmë me 2018-ën, 2019-ën, kemi një rënie drastike të numrit të krerëve. Një nga faktorët kryesorë janë politikat e mos subvencionimit të bujqësisë. Sipas gjasave numri i krerëve do vazhdojë të bjerë dhe do varemi nga rajoni. Rritja e çmimit të qumshtit është e pashmangshme sepse është rritur kostoja e prodhimit të tij dhe kostoja e imputeve bujqësore. Mjafton te konsumatori të indeksosh rritjen e çmimeve dhe te fermeri te subvencionosh koston e prodhimit, që të marrë hakun e punës së tij dhe konsumatori të konsumojë produkte shqiptare. Në këtë stad që jemi të konsumosh qumësht qumësht, do jetë luks për konsumatorin shqiptar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy