Laura, Nicola dhe Alison Crimmins janë tre motra 29-vjeçare që kanë lindur në të njëjtën ditë dhe jo vetëm, ato janë trinjaket që shërbejnë si pasqyrë të njëra-tjetrës. Ndryshe nga rastet e tjera nëpër botë, motrat Crimmins sforcohen t’i ngjajnë njëra tjetrës deri në detajet më të vogla. Këtu bazohet dhe fama e tyre.
Trinjaket janë me shetësi irlandeze dhe jetojnë në Dublin duke punuar prej vitesh si modele, në fuqi të tretë. Të treja nuk deviojnë nga njëra – tjetra deri në detajet më të vogla. I njëjti stil jetese, e njëjta punë, e njëjta dietë, të njëjtat aktivitete fizike, motrat Crimmins vetëm të dashurin nuk e kanë të njëjtin person. E gjithë kjo mani u ka dhënë rezultatin e dëshiruar dhe suksesin në punën e tyre. Gjëja që bën më shumë përshtypje është ngjashmëria fizike e trinjakeve, janë praktikisht identike, në gjatësi, në peshë dhe në përmasa.
Motrat Crimmins janë të pandashme që nga fëmijëria e tyre por kur mbushën 16-vjeç dhe pasi nisën punën si modele ato janë kthyer praktikisht në kopjet e njëra-tjetrës. Sipas vetë motrave ato janë në kontakt të vazhdueshëm dhe bëjnë të njëjtat gjëra edhe kur janë larg. Nga ana tjetër rrëfejnë se prej vitesh “hutojnë” njerëzit kudo që shkojnë.



