Atraksioni i fundit në Gjeorgji “sfidon” turistët, bar në mes të urës së qelqit

Atraksioni i fundit në Gjeorgji “sfidon” turistët, bar në mes të urës së qelqit

Një urë xhami e gjatë 240 metra (787 këmbë) me një ndërtim metalik "në formë diamanti" të vendosur në qendër, në Kanionin Dashbashi, në Gjeorgjinë Jugore u hap për vizitorët në fillim të kësaj jave.

E ndërtuar nga grupi i investimeve Kass Group, i cili operon në Izrael dhe Gjeorgji, struktura transparente, e cila ngrihet në 280 metra (rreth 919 këmbë,) lartësi, ofron pamje panoramike të kanionit dhe shpellave të saj mahnitëse.

E bërë nga çeliku dhe qelqi, u deshën rreth tre vjet për t'u ndërtuar, me kryeministrin gjeorgjian Irakli Garibashvili që mori pjesë në hapjen zyrtare më 14 qershor.

Projekti, i cili vlerësohet të ketë kushtuar rreth 40 milionë dollarë, përfshin gjithashtu një zip-line, ndërsa gjithashtu në qendër ndodhet lokali. Tomer Mor Yosef nga Kass Group më parë zbuloi se forma e lokalit në fakt ishte frymëzuar nga vetë kanioni.

Zyrtarët shpresojnë se ura spektakolare do të tërheqë më shumë turistë në vend, që konsiderohet si një nga monumentet natyrore më mbresëlënëse të Gjeorgjisë.

Inaugurimi i urës së xhamit të Gjeorgjisë erdhi në të njëjtën javë kur vendi hoqi të gjitha kërkesat e mbetura të hyrjes për Covid-19 për vizitorët ndërkombëtarë, duke iu rikthyer politikës së saj kufitare para pandemisë.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme për Gjeorgjinë më 15 qershor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy