Avokati Redon Meksi thotë se plazhi i Porto Palermos në afërsi të Himarës ku dhe po pushon ditën e sotme ofron një sërë mundësish, që nga kalaja e Ali Pashës monument i kategorisë së parë ku mbahen koncerte të ndryshme natë për natë, te plazhi i bukur dhe tek gjiret e virgjra që ofron.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se në këtë plazh ka të rinj, familjarë të huaj dhe shqiptarë, duke pasur pushues të përzierë.
Plazhi është mjaft i bukur, rreth e qark janë rreth dhjetë gjire të vogla, komplet publike, të virgjër dhe shumë të bukur.
Është plot, por është dhe fundjavë. Është cep më cep i mbushur.
Parkimi do vazhdojë të mbetet problem për sa kohë nuk merren masa nga autoritetet. Ne parkojmë ku të gjejmë, buzë rrugës në shkurre, ku të kemi mundësi.
Porto Palermo është një nga zonat më të pastra, nuk ka asnjë lloj mbetje, qytetarët i marrin dhe i hedhin në vendin e duhur mbetjet. Ka disa gjire të bukura, ka pafund të tilla.
Aty ku mungon rruga, te gjiri i vogël, shyqyr që mungon ajo rrugë, se do e kishin marrë dhe betonizuar, edhe në gjirin e vogël, kishin vendosur dysheqe me pagesë, pa asnjë lloj leje.
Në një gji është tentuar që të ndërtohet, një i lidhur me PS, por nuk e lejuan.
Nëse do hapet turistët do të kenë interes për tunelin e Porto Palermos, pasi nuk ka shumë vende me tunele nëndetësesh.
“Bunkart” në Tiranë, vizitohet nga 1 mijë persona në ditë, ka interes.
Nëse ky tunel do të bëhet i hapur për publikun, patjetër që do të ketë interes.



