
Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se është i gatshëm të intensifikojë luftën e tij tregtare me Kinën duke vendosur tarifa për 500 miliardë dollarë importe nga nga vendi aziatik.
"Unë jam gati të firmos deri në 500 miliardë dollarë tarifa shtesë", tha ai në një intervistë për kanalin CNBC.
Komentet e Trump vijnë para raundit më të fundit të tarifave që SHBA vendosi ndaj Kinës që hynë në fuqi më datën 6 korrik.
Javën e kaluar, Uashingtoni listoi 200 miliardë dollarë vlerë shtesë të produkteve kineze, që synon të vendosë tarifat sa më shpejt duke përmendur muajin shtator.
Në listë përmenden më shumë se 6,000 artikuj duke përfshirë produktet ushqimore, mineralet dhe mallrat e konsumit siç janë çanta, që i nënshtrohen një tarife prej 10%.
SHBA dhe Kina kanë vendosur tarifa prej 34 miliardë dollarë për mallrat e njëri-tjetrit. Por kërcënimi i Presidentit për ta ngritur atë në 500 miliardë dollarë paraqet një përshkallëzim të madh tensioneve mes dy vendeve.
"Ne jemi poshtë një sasie të jashtëzakonshme", tha Trump për CNBC, duke përsëritur pikëpamjen e tij se suficiti tregtar i Kinës me Shtetet e Bashkuara përbën praktika tregtare të padrejta.
Kur u pyetën nëse masa mund të shkaktojë goditjen e tregut të aksioneve, ai u përgjigj:"Epo, nëse e bëj këtë, nuk po e bëj këtë për politikën, po e bëj këtë për ta bërë këtë gjë të drejtë për vendin tonë".
SHBA gjithashtu dëshiron që Kina të ndalojë praktikat që dyshojnë se inkurajojnë transferimin e pronësisë intelektuale - projektimit dhe ideve të produktit - tek kompanitë kineze, siç janë kërkesat që firmat e huaja ndajnë me partnerët lokalë për të hyrë në tregun kinez, shkruan BBC.
Shumë kompani në SHBA janë kundër përdorimit të tarifave të administratës kundër Kinës, duke thënë se ata rrezikojnë të dëmtojnë biznesin dhe ekonominë pa pasur mundësi të ndryshojnë sjelljen.
Tregjet evropiane të aksioneve ranë pasi intervista u transmetua.



