Flakadanë në derbin Partizani Tirana/ Në pranga dy të rinj, procedohen penalisht 6 të tjerë

Flakadanë në derbin Partizani Tirana/ Në pranga dy të rinj, procedohen penalisht 6 të tjerë

Dy të rinj që hodhën flakadanë gjatë derbit Partizani-Tirana janë arrestuar.

Po ashtu janë proceduar 6 të tjerë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në hyrje të stadiumit, u kapën me lëndë piroteknike.

NJOFTIMI 

Hodhën lëndë piroteknike (flakadanë), gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Partizani-Tirana, vihen në pranga 2 shtetas. Procedohen penalisht 6 të tjerë, të cilët gjatë kontrollit të ushtruar në hyrje të stadiumit, u kapën me lëndë piroteknike. 
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Partizani-Tirana, të zhvilluar më datë 16.02.2024, në stadiumin “Air Albania”, arrestuan shtetasit F. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, dhe K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ditën e djeshme, kanë hedhur flakadanë, gjatë ndeshjes.
Në vijim të veprimeve, gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit F. L., 34 vjeçe, A. B., 18 vjeç, K. A., 25 vjeç, R. M., 20 vjeç, Xh. R., 18 vjeç, dhe një i mitur 15 vjeç, pasi gjatë kontrollit në hyrje të stadiumit, u kapën me lëndë piroteknike. 
Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve të tjerë që kanë ushtruar veprime të kundërligjshme gjatë aktivitetit sportiv.  
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy