Pastori Akil Pano në studion e ‘MCN Live’ teksa ka folur për situatën e të moshuarve deklaroi se ata janë duke jetuar në kufijtë e varfërisë, ndërsa shtoi se shteti duhet të reflektojë te pensioni.
Ai tha se duhet të ndryshojë fondi i pensioneve, por theksoi se të moshuarit nuk kanë nevojë vetëm për rritjen e të ardhurave mujore, por dhe për kulturë dhe solidarizim.
Sipas Panos, ne duhet të kthejmë vlerën te njeriu, dhe kjo kthehet përmes solidaritetit, nderimit që ne i bëjmë atyre.
E nisa me nocionin e nderimit, sepse nderimi për prindërit është elementi thelbësor i raporteve në familje. Besoj se kjo fashë e popullsisë, që janë prindërit tanë që kanë vuajtur duke u përballur me sfidat e dy sistemeve, por që në fakt duket sikur jemi të ngarkuar nga barra të rënda që në rastin e tyre është financiare. Nderimi i prindërve tanë është baza brenda familjes, prandaj dua që kur të dalin në pension të jemi jo sa në Zvicër apo Itali, por pyetja është se duke hequr 9 mijë lek në muaj nga 150 mijë lekë të vjetra që marrin pension, për ilaçe dhe fatura, sa mund ti ngelen tyre? Tani cili është kufiri i varfërisë, shuma ditore për një person e dini se është 5 dollarë, pra jemi duke folur për varfëri ekstreme. Çështja është nderim dhe çnderim për atë që ne i japim prindërve tanë. Shteti duhet të reflektojë te pensioni, moraliteti dhe ligji duhet të bashkohen së bashku sepse ligjet duhet të jenë morale. Pra duhet të ndryshojë fondi i pensioneve. Nëse duhet të ndërtojmë një shoqëri me vlera, dhe kjo është, duke bërë për tjetrin atë që duan të bëjnë për ju. Pensioni nuk duhet parë si fatkeqësi. Mosha e tretë nuk ka nevojë vetëm për rritjen e pensionit, por dhe për qendra kulture dhe solidarizim. Duhet të kthejmë vlerën te njeriu. Dhe kjo kthehet përmes solidaritetit, nderimit.



