Situata në Kabul, NATO: Po ndihmojmë që evakuimet të bëhen pa problem

Situata në Kabul, NATO: Po ndihmojmë që evakuimet të bëhen pa problem

Sekretari i Përgjithshëm i NATOS, Jens Stoltenberg nëpërmjet një statusi në twitter, shprehet se po punohet që aeroporti i Kabulit të mbahet hapur në mënyrë që të lehtësohen evakuimet. Ende nuk është e qartë se çfarë po ndodh në aeroport, ndërsa më herët aty u raportua se kishte rënë një zjarr.

Duket se talebanët duan ta marrin nën kontroll, por aeroporti është rruga e vetme për stafet diplomatike që të evakuohen. Për këtë shqetësim Stoltenberg ka komunikuar edhe me kryeministrin britanik Boris Johnson si dhe ministrat e jashtëm të Kanadasë, Danimarkës e Holandës.

Statusi i Jens Stoltenberg në twitter:

Fola me kryeministrin britanik Boris Johnson dhe ministrat e jashtëm të aleatëve tanë të Kanadasë, Danimarkës dhe Holandës mbi situatën në Afganistan. NATO po ndihmon në mbajtjen e aeroportit të Kabulit të hapur për të lehtësuar dhe koordinuar evakuimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy