Kosova ka shënuar një rekord të ri infektimesh nga Covid-19 me 728 raste të reja pozitive dhe 12 viktima në vetëm 24 orë.
Gjatë 24 orëvetë fundit janë testuar 1827 persona nga të cilët 728 kanë rezultuar të infektuar.
Numri i vdekjeve ka qënë gjithashtu i lartë duke shënuar 12 viktima si asnjëherë më parë që prej fillimit të pandemisë.
Numri total i rasteve pozitive është 22.934 raste nga 103.839 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 732 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.981 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.221.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të infektuara dhe viktimave vijon si më poshtë:
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (80, 74 dhe 57 vjeç), Gjilan 2 raste (81 dhe 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (86 dhe 81 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (59 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç).
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 316 raste, komuna Gjilan 52 raste, komuna Prizren 47 raste, komuna Gjakovë 45 raste, komuna Pejë 41 raste, komuna Ferizaj 25 raste, komuna Fushë Kosovë 25 raste, komuna Mitrovicë 21 raste, komuna Suharekë 18 raste, komuna Vushtrri 18 raste, komuna Shtime 16 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Podujevë 14 raste, komuna Drenas 11 raste, komuna Kaçanik 11 raste, komuna Deçan 9 raste, komuna Obiliq 9 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Hani i Elezit 3 raste, komuna Novobërdë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Dragash 2 raste dhe komuna Istog 1 rast.



