Pjesë e parë spektakolare, por në Skënderbeu-Dinamo City mungon vetëm goli

Pjesë e parë spektakolare, por në Skënderbeu-Dinamo City mungon vetëm goli

Është mbyllur pa gola pjesa e parë në sfidën mes Skënderbeut dhe Dinamo City, e vlefshme për javën e dytë të kampionatit.

Ndeshja nisi me kryeqytetasit më kërkues, teksa iu afruan golit në disa raste. Fillimisht, ishte Denisson, i cili gjuan bukur në zonë në minutën e 5-të, por Alia reagon bukur dhe mohon golin. 6 minuta më vonë, ishte sërish braziliani, i cili gjuan bukur nga goditja e dënimit, por topi përplaset në tranversë.

Skënderbeu provon të rrezikojë me kundërsulme dhe në minutën e 32-të, Nikaj kishte mundësinë më të mirë për shënim, por gjuajtja e tij u ndal nga shtylla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy