Institucion i ri që monitoron zgjedhjet, BE: ka rrezik nga ndërhyrjet ruse dhe kineze

Institucion i ri që monitoron zgjedhjet, BE: ka rrezik nga ndërhyrjet ruse dhe kineze

12 vende evropiane, ndër të cilët Franca dhe Gjermania kërkojnë nga Komisioni Evropian të përdorë fuqitë e tij sipas Aktit të Shërbimeve Digjitale për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve nga ndërhyrjet e huaja.

Vendet e unionit kërkojnë krijimin e një organi të posaçëm për t’iu kundërvënë ndërhyrjes nga palë të treta.

Kërcënimet e përshkallëzuara të ndërhyrjeve të huaja dhe përçarëse në debatet publike gjatë proceseve zgjedhore përfaqësojnë sfidë të drejtpërdrejtë për stabilitetin dhe sovranitetin tonë. Kërkojmë ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta dhe urgjente për të mbrojtur zgjedhjet e ardhshme në BE.

Vendet e BE-së janë të shqetësuar për ndërhyrjet në proceset zgjedhore dhe debatet publike nga Rusia dhe Kina.

Aktualisht, Gjermania, motori ekonomik i BE-së, do të shkojë në zgjedhje të parakohëshme më 23 shkurt. Berlini ka ngritur një grup pune për të penguar çdo përpjekje për ndërhyrje nga palë të treta.

Po ashtu, Polonia që shkon në zgjedhje presidenciale në maj ka paralajmëruar se ka mundësi ndërhyrjeje nga Rusia.

Sipas rregullave në fuqi, platformat e mëdha të mediave sociale si “X”, “Facebook” apo TikTok duhet të vendosin filtra për përmbajtjet e dëmshme dhe të dhunshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy