Covid izolon qytetet kineze, Myrtezai: Pritet të nisë vaksinimi me dozën e katërt dhe të pestë (VIDEO)

Covid izolon qytetet kineze, Myrtezai: Pritet të nisë vaksinimi me dozën e katërt dhe të pestë (VIDEO)

Qytete të tëra janë në izolim në Kinë si pasojë e riaktivizimit të vatrave të Covid-19. Qeveria kineze është e vendosur ta vijojë luftën kundër virusit, pavarësisht kostove ekonomike dhe sociale. Në një lidhje Skype nga Pekini, gazetari Edison Myrteza tha se edhe pse 98% e popullsisë janë vaksinuar me dy doza, autoritetet vijojnë vaksinimin me dozën e tretë, ndërsa planifikohet e katërta dhe e pesta.

BS5 është mutacioni më i ri dhe më infektues. Çdo provincë ka qytete në izolim masiv. Është shumë e vështirë të hysh apo të dalësh pa pasur tre vaksina. Kina nuk do të lëshojë pe. Në mbledhjen e qeverisë u vendos që Kina do të vazhdojë në mënyrë të ashpër luftën ndaj Covid, pavarësisht asaj që ndodh, edhe në ekonomi. Në qarkullim janë edhe virozat e stinës, por situata është e kontrolluar. Por një hapje e plotë do të bënte që të rëndohej sistemi spitalor. Mendohet se shumë shpejt që të jepet doza e katërt apo e pestë.

Sipas Myrtezait, të infektuarit rishtas janë individë kryesisht të pavaksinuar të moshës mbi 50 vjeç.

Shumica e të prekurve janë të pavaksinuar. Ata janë rrezik edhe për të tjerët. Vetëm para dy ditësh u testua edhe vaksina që merret nëpërmjet gojës. Është e para dhe nuk dihet si do të shkojë. 98% e popullsisë së Kinës janë vaksinuar me dy doza. Mosha më e madhe e të infektuarve janë mbi 50-60 vjeç. Maska mbetet e detyrueshme. Shumë restorante janë mbyllur. Institucionet paraarsimore në zona ku ka izolim janë të mbyllura pa afat. Miliona tampona kryhen në ditë. Pa rezultatin e tamponit, askush nuk lejohet të dalë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy