Kume: Diskutohet që djali i Lefter Kokës ka kërkuar të bëhet deputet në listat e Bashës (VIDEO)

Kume: Diskutohet që djali i Lefter Kokës ka kërkuar të bëhet deputet në listat e Bashës (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume tha që deri të enjten pritet që të ketë një dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me amnistinë penale.

Pritshmëria e parë është te amnistia penale. Mazhoranca dhe opozita po diskutojnë qoftë edhe underground për të miratuar të enjten amnistinë penale, pasi mazhoranca nuk gjente dot votat. Ende s’ka një dakordësi mbi përmbajtjen e amnistisë. Dimë deri tani nga deklaratat publike të Ramës, që dokumenti është aty, dhe nuk pritet të hiqet ndonjë pikë nga drafti, por mund të ketë shtim. Një pikë që mund të ndryshojë është zgjerimi i fashës së amnistisë për protestuesit e opozitës. Ka pasur diskutime që të përfitojnë ata që kanë kundërshtuar, por jo ata që kanë goditur punonjësit e policisë. Është pjesë e realitetit të ri mes opozitës dhe mazhorancës. Pasi mazhoranca njohu Rithemelimin si opozitë të me të cilën dialogun, kanë nisur edhe diskutimet për amnistinë penale. Nesër do të jetë mbledhja e dytë e komisionit hetimor për sterilizimit dhe check-up-it. Ditën e nesërme mblidhet për herë të parë komisioni hetimor mbi rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS. Në këtë çështje janë të rëndësishëm ekspertët e IT, dhe ekspertët ligjorë".

Kume tha që ka diskutime që djali i Lefter Kokës mund të jetë pjesë e listave për deputetë në partinë e drejtuar nga Basha, por shtoi se ky informacion nuk është ende i konfirmuar.

6 muaj më parë z.Basha dha vet një datë që brenda 31 marsit do kemi listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë. Ndërkohë nuk ka nisur ende procesi për zgjedhjen e kandidatëve. Lobimet janë të mundshme, kriteret janë ato që dihen, ato që u mëshon z.Basha për dekriminalizimit, apo mos kenë backround të bashkëpunimit me sistemin komunist. Dy muaj më parë më ka ardhur një informacion, që s’e kam të konfirmuar, që diskutohet që djali i Lefter Kokës ka kërkuar që jetë pjesë e listave për deputetë të Bashës, dhe deri diku ka marrë një përgjigje pozitive. Me shumë kureshtje do pres nëse do jetë e vërtetë apo jo. Nëse do pranohej do ishte një gafë e madhe që s’krijon besim.

Prej kohësh është diskutuar që duhet të dilet me një qeveri në hije nga grupi Berisha. Pse u bashkua grupi Bardhi me Berishën, sepse e kuptuan që kanë shumicën e demokratëve. Mbetet për t’u parë dhe diskutimi brenda tyre është nëse duhet të krijojnë një qeveri në hije, dhe a duhet ta lënë Berishën jashtë këtij formacioni. Ende s’ka një gjë të kristalizuar, por ka emra që përfliten”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy