Kryediplomati Sergej Lavrov thotë se Rusia ka zhvilluar biseda me palët iraniane dhe izraelite.
Në një intervistë për radiostacionet ruse, ministri i Jashtëm tha: "Ka pasur kontakte telefonike midis udhëheqjes së Rusisë dhe Iranit, përfaqësuesve tanë dhe izraelitëve".
Ai shtoi: “Ne e bëmë shumë të qartë në këto biseda, u thamë izraelitëve se Irani nuk dëshiron përshkallëzim”.



