
Eurodeputetja holandeze Ana Strolenberg tha nga foltorja e parlamentit evropian se do vijë në ditët në vijim në Shqipëri për të ndjekur nga afër protestën qytetare që kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura. Për gjermanin Sebastian Everding protesta tregon guxim të madh qytetar. Ndërkohë, eurodeputeti Fredi Beleri kërkoi anëtarësimin e Shqipërisë në BE duke treguar vëmendje më të madhe për standardet.



