Dita Ndërkombëtare e Gruas, Guterres: Barazia gjinore, 300 vite larg

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Guterres: Barazia gjinore, 300 vite larg

“Përparimi drejt barazisë gjinore po zhduket para syve tanë”, kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Duke folur me grupin kyç të OKB-së për të drejtat e grave përpara Ditës Ndërkombëtare të Gruas më 8 Mars, Guterres tha se barazia gjinore është “300 vjet larg” sipas vlerësimeve më të fundit nga UN Woman, organizata e OKB-së e dedikuar për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.

Guterres përmendi numrin e lartë të vajzave që detyrohen të martohen në moshë të hershme dhe vajzat që rrëmbehen dhe sulmohen se shkojnë në shkollë, si dëshmi se shpresa për arritjen e barazisë gjinore “po bëhet gjithnjë e më e largët”.

“Të drejtat e grave po kërcënohen dhe shkelen në mbarë botën,” tha Guterres, duke përmendur disa vende në veçanti, duke përfshirë Afganistanin, ku tha se gratë dhe vajzat janë fshirë nga jeta publike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy