
Një 51-vjeçar nga Elbasani u procedua penalisht pasi dyshohet se ka përdhunuar mbesën e tij 22 vjeçe.
Rasti po hetohet nga Prokuroria e Elbasanit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 51-vjeçar, pasi ka kallëzuar mbesa e tij, 22 vjeçe, se ky shtetas rreth 1 muaj më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 22-vjeçaren pa dëshirën e saj. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit”.



