Por gjatë hetimeve kryebashkiaku Bushi ka bashkangjitur një sërë vërtetimesh që tregojnë se dosjet ndaj tij janë mbyllur. Aty bëjnë pjesë një vërtetim i gjendjes gjyqësore në Itali ku vërtetohet se nuk ka asnjë të dhënë penale kundër tij, një kërkesë pushim hetimesh nga prokuroria e Busto Arsizios për episodin e drogës për shkak të mungesës së elementeve hetimore, një vendim i të njëjtës gjykate për revokim të masës së arrestit ndaj Bushit, si edhe një vendim pushimi nga gjykata italiane pasi prokuroria ka rindërtuar ndodhitë ku konkludon mos ekzistencën e kushteve për ndjekje penale ndaj tij.
Prokuroria e Përgjithshme përmend edhe dëshminë e kryebashkiakut që rrëfen arrestimin e 1996 dhe lirimin e mëpasshëm. Në përfundim prokuroria shprehet se gjatë këtyre hetimeve ka kryer një verifikim të plotë e të gjithëanshëm ndaj tij dhe Artur Bushi u akuzua nga Partia Demokratike se nën emrin Kastriot Cakoni ka kryer vepra penale në Itali e për këtë arsye ai duhet të jepte dorëheqjen, ndërkohë që në formularët e vetëdeklarimit ai ka shënuar edhe 5 emrat e përdorur prej tij në Itali.
Por mesa duket KQZ ka kërkuar verifikimin e kryebashkiakut vetëm për emrin Artur Bushi përsa kohë akuza i është përgjigjur vetëm për pastërtinë e këtij emri.


