
Qytetart e New York nga dita e premte kanë nisur të marrin një kod në telefonin e tyre celular ose një printim për të provuar se janë vaksinuar kundër COVID-19.
Certifikimi i parë në vend, i quajtur Excelsior Pass, do të jetë i dobishëm së pari në vende në shkallë të gjerë si Madison Square Garden, por javën e ardhshme do të pranohet në dhjetëra vende, përfshirë këtu edhe ato të argëtimeve në të gjithë vendin, shkruan Usa Today.
Kjo certifikatë do tu mundësojë njerëzve që të marrin pjesë në dasma apo ngjarjeje të tjera.
Aplikacioni është financuar nga shteti dhe është i disponueshëm falas për bizneset dhe këdo që ka të dhëna vaksinimi ose rezultate testesh në New York.



