Eksperti i energjisë Lorenc Gorgani ka folur ditën e sotme nëpërmjet një lidhje “Skype” me studion e MCN Live për rritjen e çmimit të energjisë. Gordani tha se fasha 700 kilowat/orë nuk është një shifër në të cilët lëvizin konsumatorët normalë dhe se kjo rritje që do ndodhë do të jetë për kategorinë që ka një konsum të caktuar..
Në fakt dje patëm një sqarim të asaj që ishim munduar të shpjegonim. Bëhet fjalë për të gjithë kategoritë që konsumojnë shumë, 700 kilowat/orë nuk janë konsumet normale. Do të fillojë të preket një kategori, por vetëm ata që kanë një konsum të caktuar. Barra e energjisë është bërë e rëndësishme, kërkohet të ulet konsumi, dhe kategoritë që e përdorin duhet ta mendojnë më mirë.
Gordani tha se qytetarët nuk e lexojnë me vëmendje faturën e tyre mujore dhe gati asnjëherë nuk e shikojnë me kujdes sa ata konsumojë.
Nuk dimë çfarë konumi kemi dhe çfarë masash mund të marrim.Konsumatorët duhet ta shohin vetë në fatura. Konsumatorët të bëhen koshientë për konsumin që bëjnë. Të shohim nëse kalojmë fashën 700 kilowat/orë. Përbën një shqetësim që kemi një vështirësi për të ditur sa e kemi konsumin.
Gordani pranoi që ekziston një problem me matësat dhe tha se duhet të jenë dixhitalë ta dimë sa përdorimin dhe si ta menaxhojmë.
Matësit janë të mbyllur, ekziston kjo pengesë fizike që konsumatori të bëhet përgjegjës. Fatura që refekton energjinë duhet të jetë dixhitale, të dimë eficencën.
Gordani tha se sipas raportit të fundit të OSHEE ka pasur një ulje të ankimeveqë mund të çojë në mendimin se janë ulur dhe abuzimet megjithëse nukë shhtë plotësisht e qartë pasi ky raport është bërë nga vetë kompania.
Nga ana teknike ekziston mundësia për të bërë një kërkesë në OSHEE dhe ERE. Të dhënat zyrtare nga OSHEE numri i ankimive është ulur në mënyrë të ndjeshme, dhe sipas kësaj bie dhe që abuzimi të jetë ulur, por se dimë sa e reflekton realitetin. Matësit nuk mund të lihen në dorë të së njëjtës komapni që merret me furnizimin e energjisë. Ky proces duhet të shkëputet nga furnizimi, pasi është një proces komercial. Shumë shpejt do reflektohet, matja të ndahet nga furnizimi, kjo do na çojë dhe tek dixhitalizimi i rrjetit. E Nevojshme të bëhen investime të reja. Tarifat relektojnë nevojat për investime.Vazhdojmë të kemi një shtyrje të mungesave që në vazhdimësi e kanë shqetësuar konsumatorin. E shikoj si pozitive ndërtimin e njësie lundruese që do të jetë e rëndësishme. Bëhet fjalë për një ndërtimin e një porti më kompleks që lidhet me ndërtimin e një porti LNG. Po bëhet një nga 10 portat hyrese të Evropës të gazit amerikan.
Gordani tha se deri në këto momente autoritete janë përpjekur të mbrojnë e të mos ndryshojnë asgjë dhe se vetëm tani po bëhet një shpërndarje më e drejtë.
Ne tani jemi të qartë që nevoja për të ndryshuar në kuadër të krizës nuk mund të shtyhet më tej. Proceset kanë vijuar prej një kohe të gjatë, po kërkohet reformimi i këtij sektori. . Bizneset në Shqipëri paguajnë më shumë se çmimi mesatar i BE për energjisë. Kemi kërkuar të mbrojmë e të mos ndryshojmë asgjë. Po fillojmë të bëhët një shpërndarje më e drejtë e kostove dhe kjo është rruga për të zhvilluar sektorin, dhe bën që të kemi çmime më të favorshme.



