Ministria e Jashtme franceze ka thënë se planet për evakuimin e qytetarëve francezë janë duke u zhvilluar në Niger, disa ditë pasi presidenti Mohamed Bazoum u rrëzua me grusht shteti nga anëtarët e gardës së tij presidenciale. “Duke marrë parasysh situatën në Niamey, dhunën kundër ambasadës sonë pardje dhe faktin që hapësira ajrore është e mbyllur dhe qytetarët tanë nuk mund të largohen me mjetet e tyre, Franca po përgatit evakuimin e qytetarëve të saj dhe qytetarëve (të tjerë) evropianë që duan të largohen nga vendi,” tha ministria e jashtme në një deklaratë. Marrja e pushtetit nga junta ushtarake ka shkaktuar valë tronditëse në të gjithë rajonin. Të dielën, mbështetësit e grushtit të shtetit dogjën flamujt francezë dhe sulmuan ambasadën franceze në kryeqytetin e Nigerit, Niamey, duke bërë që policia të lëshonte gaz lotsjellës në përgjigje. I menjëhershëm ishte reagimi i Presidentit francez Emmanuel Macron tha se çdo sulm ndaj interesave franceze në Niger do të përballej me një "përgjigje të shpejtë dhe pa kompromis".



