Vrasja e babait në Durrës, Jaupbashi: Mendoj se nëna ka pasur dijeni mbi atë që do të ndodhte (VIDEO)

Vrasja e babait në Durrës, Jaupbashi: Mendoj se nëna ka pasur dijeni mbi atë që do të ndodhte (VIDEO)

Psikologia Sonila Jaupbashi thotë se krimi në Durrës mund të jetë tentuar më parë, ku 49-vjeçari Pëllumb Meta, dyshohet të jetë vrarë nga fëmijët e tij dhe groposur më tej, ku përgjegjësinë e mori vajza 19-vjeçare Hygerta Meta.

Duke folur për MCN Live, Jaupbashi deklaroi se ka kohë që psikologë dhe ekspertë të fushës trumbetojnë nevojën për një ridimensionim të shoqërisë, pasi problemi i dhunës është kaq i madh sa që pason me raste makabre.

Mos dëgjimi i fëmijës, një fëmijë që nuk je mendimin e lirë, nuk i jepet e drejta.

Një shoqëri që vajzën e dënon që në momentin e lindjes, atëherë çfarë presim që krime të tilla makabre të jenë çdo ditë në shoqërinë tonë.

Duhet t’i japim më shumë rëndësi dhe të sensibilizojmë shoqërinë, se kemi këtë proces sot, çfarë duhet të bëjmë.

Ky krim në dukje shumë i ftohtë, por i menduar dhe mendoj që është tentuar dhe më parë të bëhet.

Se me një fjali vajza thoshte i drejtova pistoletën dhe babai i tha ule atë pistoletë, mendohet se të ketë tentuar herë tjetër.

Mendoj se mund të ketë lidhje dhe incesti, i vë përgjegjësi dhe nënës, e cila nuk ka zgjedhur të ndahet në një person që ka qenë i dhunshëm me të dhe me fëmijët.

Nëna në marrëdhënie në shtëpi është ose ushqyese e urrejtjes, ose e dashurisë.

Gjykoj se nëna ka përgjegjësi në marrëdhëniet që kanë fëmijët me babain e tyre. Mendoj se është ushqyer urrejtje ndaj babait.

Është roli kryesor në ndërtimin e një marrëdhënie të sigurt me babain. Mendoj se kjo marrëdhënie është minuar nga gjykimet e nënës.

Edhe pse nuk ka qenë prezente, mendoj se nëna ka pasur dijeni mbi atë që do të ndodhte. Është një kronikë e një ngjarje të paralajmëruar.

Për hir të një martese të rregullt, shtypim emocionet tona, fëmijët rriten me trauma dhe ndodhin këto që ndodhin.

Është më mirë të ndahemi me njerëz që nuk kemi prioritete të njëjta për familjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy