Deklaratat e Metës, reagon fort Policia e Shtetit: S’ka prova për prapavijë politike. Keqardhje

Deklaratat e Metës, reagon fort Policia e Shtetit: S’ka prova për prapavijë politike. Keqardhje

Policia e Shtetit ka reaguar pas dejklaratave të forta që presidenti i zgjedhur i vendit,. Ilir Meta bëri nga Lezha, teksa vizitoi kryeplakune dhunuar, mbështetësin e LSI-së.

Në një reagim pas kësaj dekarate, Policia e Shtetit shpreh “keqardhje për sulmin nga ana e një lideri politik’.

Sipas Policise se Shtetit, “Pretendimet e personit të goditur po vazhdojnë të hetohen, por nuk ka asnje provë për prapavijën politike të incidentit”.

Reagimi i Policisë së Shtetit

Keqardhje për sulmin e sotëm mbi Policinë e Shtetit nga ana e një lideri politik, lidhur me incidentin e ndodhur në Lezhë.

Ashtu sikundër e ka komunikuar me transparencë të plotë më parë, Policia e Shtetit përsërit se ka kryer të gjitha veprimet hetimore dhe nuk ka asnjë provë për prapavijën politike të incidentit.

Pretendimet e personit të goditur po vazhdojnë të hetohen. Por mbetet fakti që në deponimin e tij ai ka folur për persona të panjohur dhe nuk ka raportuar asgjë konkrete që të ngrihet dyshimi i arsyeshëm se incidenti është i motivuar politikisht.

Policia e Shtetit do të vazhdojë të kryeje me përgjegjshmërinë më të lartë profesionale detyrën e saj kushtetuese e ligjore dhe u bën thirrje të gjitha subjekteve e liderëve politikë të shmangin çdo përfshirje direkte ose indirekte të Policisë së Shtetit në retorikën e tyre elektorale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy