Detaje të reja nga atentati ndaj biznesmenit në Lezhë (VIDEO)

Detaje të reja nga atentati ndaj biznesmenit në Lezhë (VIDEO)

Detaje të reja dalin në lidhje me atentatin e kryer gjatë orëve të pasdites në Lezhë, ku mbeti i plagosur një 40-vjeçar.

Burimet bënë të ditur për TvT se shënjestra ka qenë biznesmeni Aleksandër Deda. Sipas policisë, ai është plagosur në krah, ndërsa ngjarja ka ndodhur në autostradën Lezhë-Milot.

Sipas burimeve, pak minuta pas atentatit, automjeti i përdorur nga autorët është gjetur i djegur në aksin e vjetër Lezhë-Milot pranë urës mbi lumin Mat.

Automjet tip “Audi” është gjetur rreth 5 km nga vendi ku është bërë atentati ndaj Aleksandër Dedës. Brenda automjetet është gjetur një armë zjarri.

Para se t’i vihej flaka, automjetit i ishin hequr targat.

Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen. Ndërkohë, Deda është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy