
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Ferizaj të Kosovës, dukë lënë të plagosur 43 persona, ndërkohë që shtatë raportohet të jenë në gjendje të rëndë.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02.30 ku ka shpërthyer një një bombolë gazi, në restorantin Steak House pranë qendrës tregtare “The village” në Ferizaj.
Shtatë nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për shërim në QKUK në Prishtinë, këto informacione i ka konfirmuar kryeprokurori Shukri Jashari.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e bombolës së gazit në një lokal në Ferizaj.
Sipas informacioneve që ka, shtatë prej të lënduarve janë nisur me autoambulancë drejt Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë.
“Shtatë nga të lënduarit janë nisur për në QKUK, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, ka thënë Aliu.



