KS miraton një rezolutë për armëpushimin që synon t'i japë fund luftës Izrael-Hamas në Gaza

KS miraton një rezolutë për armëpushimin që synon t'i japë fund luftës Izrael-Hamas në Gaza

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi të hënën rezolutën e parë që mbështet një plan armëpushimi, që synon t'i japë fund luftës tetëmuajshe midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Rezoluta mirëpret një propozim armëpushimi të shpallur nga presidenti Joe Biden, të cilin Shtetet e Bashkuara thonë se Izraeli e ka pranuar. Propozimi i bën thirrje Hamasit, i cili fillimisht tha se e shihte atë "pozitivisht", të pranojë planin me tre faza.

Rezoluta, të cilën këshilli e mbështeti me 14 vota, me Rusinë që abstenoi, i kërkon Izraelit dhe Hamasit "të zbatojnë plotësisht kushtet e armëpushimit pa vonesë dhe pa kushte".

Drupal Ad

 

 

 

Më herët të hënën, zëvendës ambasadori amerikan Robert Wood u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara donin të siguroheshin se që të 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit ta mbështesin atë që ai e përshkroi si "mundësinë më të mirë, më realiste për të sjellë të paktën një ndalesë të përkohshme të kësaj lufte".

Ende është e paqartë nëse Izraeli dhe Hamasi do të pajtohen me planin me tre faza të armëpushimit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se presidenti Biden prezantoi vetëm pjesë të propozimit dhe këmbënguli se çdo bisedë për një armëpushim të përhershëm përpara se të zhbëjë aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit nuk është fillim i mirë.

Hamasi përshëndeti miratimin e rezolutës së hartuar nga Shtetet e Bashkuara dhe tha në një deklaratë se është i gatshëm të bashkëpunojë me ndërmjetësit për zbatimin e parimeve të planit.

Rezoluta e miratuar të hënën nënvizon "rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara që synojnë arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të armëpushimit, që do të zbatohet në tre faza".

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet në udhëtimin e tij të tetë në Lindjen e Mesme që nga 7 tetori, duke ndjekur këtë qëllim.

Në propozimin e publikuar me 31 maj, presidenti Biden tha se ai parasheh vendosjen e një armëpushim fillestar gjashtëmujor, me lirimin e pengjeve në këmbim të të burgosurve palestinezë, tërheqjen e forcave izraelite nga zonat e populluara në Gaza dhe kthimin e civilëve palestinezë në të gjitha zonat në territor.

Teksti i rezolutës përsërit "angazhimin e palëkundur të Këshillit të Sigurimit për të arritur një zgjidhje të negociuar me dy shtete, ku dy shtete demokratike, Izraeli dhe Palestina, jetojnë krah për krah në paqe brenda kufijve të sigurt dhe të njohur".

Teksti thekson "rëndësinë e bashkimit të Rripit të Gazës me Bregun Perëndimor nën Autoritetin Palestinez". Kjo është diçka për të cilën qeveria e djathtë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, nuk është pajtuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy