
Dita e premte do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.
Era do të jetë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek.
Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 16 deri 27°C
në zonat e ulëta 18 deri 32°C
në zonat bregdetare 19 deri 34°C



