Serbët arrestojnë 7 nxënës shqiptarë, ngritën flamurin në Medvegjë

Serbët arrestojnë 7 nxënës shqiptarë, ngritën flamurin në Medvegjë

Festa e Flamurit ditëne djeshme u festua dhe në Preshevë dhe Bujanoc, qytete të banuara me shumicë shqiptare, sikurse dhe në Vlorë, Tiranë, Prishtinë, Ulqin, Shkup e Tetovë. Por në Luginën e Preshevës. Këtij festimi iu nda Medvegjë, ku policia serbe ka ndërhyrë në shkollën e mesme “Nikola Tesla” dhe ka arrestuar disa nxënës shqiptarë të cilin kishin ngritur një flamur kombëtar në shkollë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”. Në mesin e nxënësve të arrestuar ka qenë edhe djali i Zv.kryetarit të Kuvendit të Medvegjës, 15-vjeçari Armend Sahiti.

Nxënësit shqiptar janë marrë në pyetje në rajonin e policisë serbe të Medvegjës dhe u janë kërkuar sqarime për ngritjen e flamurit shqiptar në këtë shkollë. “BalkanWeb” ka siguruar edhe një kopje të procesverbalit të firmosur nga 15-vjeçari shqiptar në rajonin e policisë serbe ku ai pranon se e ka ngritur flamurin shqiptar me rastin e festës së Ditës së Flamurit. Ndërkohë prindërit kanë deklaruar për mediat lokale se fëmijët e tyre janë penguar nga ora e mësimit si edhe janë dhunuar gjatë mbajtjes për rreth 2 orë në rajonin e policisë. Ndërhyrja e forcave policore serbe në këtë shkollë të Medvegjës dhe shoqërimi i fëmijëve shqiptarë në rajonin serb të policisë ka shkaktuar panik dhe reagime ndër shqiptarë si dhe tek autoritet lokale në këtë komune.

Nënkyretari i Kuvendit të Medvgjës, Florim Sahiti, ashtu edhe zëvëndëskryetarja e Komunës së Medvgjës Leme Xhema, kanë reaguar dhe kanë dënuar me ashpërsi këtë akt të policisë serbe ndaj ndaj fëmijëve shqiptarë për shkak të mbajtjes së simboleve kombëtare shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy