Psikologia Klorinda Serani deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se pas pandemisë është parë një numër më i lartë i qytetarëve (fëmijë dhe të rritur) që janë drejtuar tek psikologu.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e saj, Serani tha se kostoja e të ndjekurit tek psikologu nuk është e papërballueshme.
Po ashtu Serani tha se roli i psikologut në jetën e gjithsecilit prej nesh është rritur dhe kjo varet nga shumë faktorë, apo shumë gjendje me të cilat përballemi dhe nuk i menaxhojmë dot.
Shëndeti mendor është gjithmonë i rëndësishëm për një jetesë sa më të mirë. Pas pandemisë, të rinj, fëmijë e të rritur kanë marrë iniciativën për të shkuar tek psikologu. E shoh më të prekshme pjesën e shkuarjes tek psikologu.
Nuk mendoj se pjesa e pagesës është indikatori pse nuk shkojmë tek psikologu.
Këshillimi zgjat, psikologu është doktor. Nuk është vetëm në dorën e psikologut, por edhe pacientit. Psikologu ka nevojë dhe për bashkëpunimin e mjedisit përreth që terapia të funksionojë. Kostoja është pjesë e punës, por nuk është kosto e papërballueshme. Psikologët nuk mund të japin medikamente nëse nuk janë të licensuar.
Psikologu para se të shkojnë në terapi ka pjesën e procedurës së tij për të dhënë feedback-un më të mirë.
Është rritur roli i psikologut sot, kjo varet dhe nga pandemia, tërmeti, ekonomia, varfëria dhe gjendjeve që njerëzit nuk dinë t’i menaxhojnë.
Grupmosha 18-30 vjeç përballen me probleme të shëndetit mendor për shkak të dy faktorëve, ekonomisë dhe socializimit.
Me grup-moshën 18-30 vjeç merrem çdo ditë, varet nga dy faktorë, ekonomia dhe socializimi. Duan të jenë pjesë e modës, rrjeteve sociale. Duan të përshtaten por nuk e dinë se ku.
Pyetja që bëhet është sa do zgjasë terapia. Kjo nuk dihet, nuk ka kohë të përcaktuar. Klienti informohet për koston e seancës, por nuk e dimë sa do zgjasë.
Një seancë pagesa më e ulët është 2 mijë lekë, por mund të shkojë tek psikiatri, mund të marrë dhe medikamente. Dimë sa paguhet një, por nuk e dimë sa do zgjasë.
Sapo një person të shohë diçka ndryshe tek vetja duhet të orientohet tek psikologu.
Ndërgjegjësimi duhet të vijë duke u rritur.



