Rexhepi: Shteti se përballon dot legalizimin e kanabisit, pandëshkueshmëria indiferencë e frikshme ndaj ligjit (VIDEO)

Rexhepi: Shteti se përballon dot legalizimin e kanabisit, pandëshkueshmëria indiferencë e frikshme ndaj ligjit (VIDEO)

Artan Rexhepi ekspert i kriminalistikës në studion e lajmeve në MCN Live deklaroi se bën pjesë te ai grup njerëzish që janë pro legalizimit.

Ai tha se pavarësisht kësaj është dyshues se shteti mund qtë përballojë dot organizmin e saj, ndërsa theksoi se nga licencat e lejuara mund të përfitojnë edhe ato të palejuarat.

Kam qenë te pjesa e atyre personave që janë pro legalizimit të kanabisit, por kam qenë me një por nga pas. Të them të drejtën tani që e mendoj që jemi në prag fushate elektorale dhe kjo mund të jetë një shkak i hapjes së lojës. Por gjithsesi kjo çështje e kanabisit nuk daton me Ramën, por me Kokëdhimën. Unë jam në parim për legalizimin e kanabisit, më mirë një gjë e lejuar sesa e palejuar. Ndërsa pas po-së time vjen një jo e madhe sepse nuk besoj se ky shtet e menaxhon dot këtë. E para kush do i marri licencat, pastaj paralelisht me kanabis e lejuar mund të përfitojë dhe ai i pa lejuar. Nuk besoj se kjo përballohet aq lehtë nga shteti shqiptar, i mungon një mirëorganizmin për të kontrolluar këtë legalizim. Kjo sepse kjo do të thotë që do jenë disa firma që do jenë legale por hajde dhe ndaje ti kush janë dhe kush jo.

Ndërsa i pyetur se si operojnë grupet kriminale shqiptare në Evropë dhe më gjerë, Rexhepi u shpreh se në vendin tonë mungon hetimi i thelluar, ndërsa theksoi se shqiptarët nuk janë krerët e grupeve vetëm se kanë lidhje të fuqishme.

Ne nuk jemi krerët e grupeve. Sipas meje ne jemi një vend i vogël por nuk mendoj se një nga krerët që përmendët që është në burg është kreu i gjithë drogës, mund të ketë lidhje të fuqishme por jo që është kokë. Shqiptarët një problem kryesor që kanë është problemi i mos organizmit të bandave, kjo ndoshta i bën të rrezikshëm në dukje dhe të zhurmshëm. Problemi është se në këto struktura nuk mund të marrë një filial i madh një vendim pa vendimin e kupolës sepse mund të kthehet në reagim dhe prish bizneset e tjera. Te ne është një organizim i çorganizuar.  Pozitive e policive të huaja është afkti se ato hetojnë mirë dhe sigurojnë prova, prandaj mbete m erëndësi bashkëpunimi me fqinjët.

Lidhur me drogat e gjetura shpesh në kontejnerët me banane, Rexhepi sqaroi se Shqipëria përdoret si vend trampolinë, teksa shtoi se problem i madh këtu mbetet pandëshkueshmëria

Pse si marrin në një vend tjetër bananet kompanitë, merr përsipër riskut e hapjes së çdo kontejneri hape dhe tu përgjigjet shteti biznesit për koston dhe zgjidhet ky problem nëse duan. Shqipëria përdoret si trampolinë e drogave, trafikantët e kanë biznes atë. Ne çalojmë te zbardhja e informacioneve, dhe kjo është ose mungesë dëshire ose profesionalizmi, por nuk besoj se është kjo e dyta. Partnerët janë më seriozë se ne, këtu administrata në çdo nivele nuk e njeh fjalën "jo". Tahiri ishte ajka e politikës shqiptare dhe pse për mua jo, por e lanë në rrugë. Ja pra pse duhet të dijë njeriu të thotë jo sepse karriera nuk bëhet kështu, ajo duhet të vijë gradualisht. Prokuroria s’ka bërë asnjë hetim që mund të quhet fantastik. Pandëshkueshmëria mbetet një indiferencë e frikshme ndaj ligjit në vendin tonë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy