Zgjedhja e shkollës së lartë, Muça: Këshillimi i karrierës të futet në shkollë si lëndë më vete (VIDEO)

Zgjedhja e shkollës së lartë, Muça: Këshillimi i karrierës të futet në shkollë si lëndë më vete (VIDEO)

Eksperti i punësimit dhe karrierës Erion Muça, për zgjedhjen e shkollës së lartë nga maturantët, thotë se në Shqipëri nuk kemi disa programe unike, për të ofruar këshillimin në karrierë, apo identifikimin e talentit të të rinjve që në moshë të hershme.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se prirjet e nxënësve duhet t’i kuptojmë që kur janë në shkollën e mesme.

Drupal Ad

Duhet të ekzistojë një program që në shkollën 9-vjeçare, për të përcaktuar nëse do vazhdojë shkollë profesionale ose jo.

Duhet futur si lëndë më vete, këshillimi i karrierës, dhe jo nga mësues, të cilit i bëhet si orë shtesë dhe nuk ka informacionin e nevojshme për dinamikën e tregut të punës dhe zanateve.

Duhet që kjo lëndë e detyrueshme në shkollë të shoqërohet me një tekst të mirëfilltë, që do jetë një program hapash.

Ne nuk e kemi këtë program të inkorporuar te shkolla. Ka një mungesë besueshmërie tek orientimi në karrierë, pasi tagrin e ka marrë cilido, e ka marrë mësuesi sipas informacionit që ka, e ka marrë prindi, me tendencën ndoshta për ti trashëguar profesionin e vetë.

E bën shoku, shoqja se ka interesin dhe dëshirën për të qenë grup.

Krijojnë një kakofoni dhe konfuzion të madh tek të rinjtë, se nuk janë të bindur se mënyra si po e marrin informacionin, nuk i ndihmon për të pasur besimin e nevojshëm.

Është shumë e rëndësishme se çfarë fëmija do dhe çfarë mund të bëjë më mirë se të tjerët.

Momenti i dytë është edhe njohja e profesioneve dhe zanateve më të kërkuara në Shqipëri.

Vitet e fundit dominojnë teknologjia e informacionit, ekonomia, inxhinieria, shkencat mjekësore.

Në tregun e zanateve kemi boshllëqe më të mëdha se në tregun e profesioneve.

Shkollat profesionale prodhojnë shumë pak zanatçinj në raport me kërkesat reale që ka vendi i punës, aq më tepër kur një pjesë e madhe largohen në emigracion, ku e kanë më kollaj për të gjetur vendin e punës.

Nuk kemi studim të mirëfilltë për nevojat që ka tregu.

Sot një i ri e ka shumë të vështirë që të dijë se ku ndodhet në raport me vendin e punës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy