Debate për emërimin e Patel/ Papa: Shefi i ri nuk ka përvojë në FBI. Trump do ta 'shkund' Agjencinë e Hetimeve (VIDEO)

Debate për emërimin e Patel/ Papa: Shefi i ri nuk ka përvojë në FBI. Trump do ta 'shkund' Agjencinë e Hetimeve (VIDEO)

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar Kash Patel si shefin e ri të FBI-së, një nga kritikët më të mëdhenj të Byrosë së hetimit.

Tani, si një aleat besnik i Trump, ai është zgjedhur për të drejtuar agjencinë federale të zbatimit të ligjit që ka synuar ta reformojë.

Gazetari dhe autori i emisionin “Fokus”, Robert Papa, për “MCN lajme” e sheh këtë si vazhdim i emërimeve kontroverse të Trump, edhe për faktin se Patel nuk ka përvojë në FBI.

Sipas Papës, me gjasë, Trumb, me këtë emërim, do të ‘shkund’ FBI-në.

Nga emërimet kontroversale, Trump vazhdon, nuk ka një por janë 5-6 të tillë dhe Senati do të jetë para një përballje të vështirë, ti rrëzojë të gjithë apo të kalojë disa.

Zotëria nuk ka përvojë në FBI, ka qenë ne Ministrinë e Drejtësisë, ka punuar si këshilltar i Dic Rinel, edhe ai ishte vetë në garë.

Duket që Trump kërkon ta ‘shkund’ FBI-në, a ka të drejtë, mendoj se po. Problemi është se mandati i drejtorit është 10 vjeçare dhe se vendosen figura që kanë pavarësi. Personi që është aktual, është emërtuar nga Trump, republikan, por Trump nuk i fal dy gjëra, bastisjen në Maralaga, ku ndërhyn në dhomën e gruas dhe të birit, si dhe pas atentatit që Trump ishte duke humbur jetën ai tha që nuk e ka preku plumbi, këtë Trmb nuk e harron.

A ka problem, ka. Zyrat qendrorë kanë 7 mijë veta, dhe njerëzit afër Trump funza të heqin të drejtën e Inteligjencës që ka FBI pas 11 shtatorit.

FBI ka njerëz të ndershëm dhe nëse emërohet personi me ngjyrë, nuk do të ketë luftë ndaj DIA, pra gjithëpërfshirje afrikano-amerikanëve, kjo do të jetë një mbulesë. Por do të ketë problemet në Senat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy