Deputeti socialist Bardhyl Kollçaku thotë se Partia Socialiste nuk ka kohë zyrtare për fushatë, ndonëse fushata me Kodin Zgjedhor është një muaj.
Në një lidhje për MCN Live, Kollçaku deklaroi se Partia Socialiste që është në qeverisje dhe në pushtet në pothuaj gjithë bashkitë e vendit, ka qenë në fushatë në të katër vitet, duke qenë aty me njerëzit, për njerëzit, për të zgjidhur halle qoftë për shërbime.
Fushata e Partisë Socialiste pa filluar fushata zyrtare është me zero kosto. Nuk di ku po i gjen kundërshtari ynë politik paratë.
Ndërsa organizimet tona janë të thjeshta, me zero kosto. Rrëzohet teoria e shpenzimeve apo partisë-shtet që ka aktivizim të administratës.
Ne kemi strukturat tona. sa i përket reformave të qeverisë, qoftë paketat e rezistencës sociale për të përballuar inflacionin e luftës, apo rritja e pagave ka qenë e vazhdueshme.
Ka lidhje me performancën e strukturave të shtetit, legalizimin e punësimit dhe një efektivitet financiar më të mirë. Ka një tendencë të rritjes ekonomike se sa elektorale.
Janë zgjedhje vendore dhe janë për gjithë ato që janë bërë dhe kritikat për ato që nuk janë bërë i shohim njerëzit në sy dhe ka zero lidhje me efektin elektoral.
Përderisa ka arritur Bosnja dhe Mali i Zi, 850 euro, jemi optimist që do e bëjmë ne pagën mesatare dhe do e bëjmë edhe më mirë.
Duhet parë gota gjysmë plot, nuk janë premtime elektorale, por politika të zhvillimit të qëndrueshëm.
Në vijim Kollçaku shtoi se Partia Socialiste është me qasjen që shpenzimet të shkojnë atje ku prodhohet, në ato sektorë ku të ketë shumëfishim të investimit dhe kthim mbrapsht.
Ai ndau mendimin se fushatat elektorale me tam tame, nuk i shërbejnë askujt.
Sekretari i përgjithshëm, ka kërkuar që të mbahen në minimum shpenzimet elektorale. Nga vështirësitë që vijmë, nuk është në luksin e kësaj qeverie dhe PS që të japë modelin e shpenzimeve marramendëse.
Takime me grupe të vogla se mesazhi shkon direkt, është forma më e mirë për efektivitet të kësaj fushate elektorale.
Në fushatën e 2021 me shpenzime fare minimale, shkoi shumë mirë. E rëndësishme është të shpalosen programe të qarta dhe hallet dhe problemet që kanë njerëzit, të kthehen në probleme të prekshme.
Ne e kemi garën me veten tonë, me angazhimet e marra, me projektet që po përmbyllim dhe kush është vizioni ynë për të ardhmen.
Lidhur me garën elektorale në Kuçovë, ku kandidati socialist Kreshnik Çollaku, akuzohet se ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, Kollçaku tha se e vetmja mënyrë për të fituar fushatën një kandidat tjetër, është që të mos ketë kandidat socialist.
Çdo gjë është bërë me goditje nën brez, janë bërë gjithçka për kandidatin në Kuçivë, është kandidat me integritet dhe moral.
Në vitin 1999 ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin në moshën minorene.
Nuk ka qenë në dijeni plus që në ligjin e dekriminalizimit, kalimi i paligjshëm i kufirit nuk është vepër penale.
Këto goditje nën brez një njeri me integritet moral e forcojnë më shumë. Ankesën e ka çuar në KQZ opozita, çështjet e moralit janë sajesa dhe shantazhe, se kemi të bëjmë me një familjar të rregullt.
Rrjetet sociale gjobvënëse sajojnë dhe pa verifikuar, bëjnë një lloj investimi ala-Babale vetëm për ta pasur fushën e lirë se Kuçova ka qenë, është dhe do jetë e majtë.
Jo më tani që vijnë fantazma nga historia dhe duan të marrin bashkinë e Kuçovës në vitin 2023.
Për kandidatin e opozitës në Kuçovë, Lefter Maliqin, e cilësoi si aventurë politike dhe me shumë ngjyra, duke shtuar se ka ndërruar 6-7 herë flamur partie.
Ai ka qenë kryetar i një komune të vogël në Otllak, në 2007-2009. Nuk ka asnjë lidhje me Kuçovën, nuk ka jetuar asnjë ditë.
Nuk ka sjellë as familjen dhe është në aleancën e gabuar. Para dy vitesh ishim bashkë në konkurrim dhe në gjithë qarkun Berat mori 600 vota dhe tani do të marrë Kuçovën, por nuk e merr dot.
Ai duhet të jetë i lumtur që garën brenda Foltores e fitoi, por shanset që të fitojë Kuçovën, janë zero.
Se është e panatyrshme në Kuçovën e investimit amerikan, vjen një investim i rublave dhe non gratave.



