Japonia prezantoi automjetin e parë në botë që udhëton si në shina hekurudhore ashtu edhe në rrugë të asfaltuara. E quajtur ‘Asato Line’ , mjeti shndërrohet nga treni në autobus në 15 sekonda.
Duhen vetëm rreth 15 sekonda që rrotat të shfaqen nën mjetin e Asato Line, i pari në botë që udhëton si në binarët hekurudhor ashtu edhe në rrugët e asfaltuara. Ajo u prezantua në prefekturat Tokushima dhe Kochi në Japoni nga ‘Hekurudha Bregdetare Asa’ (e mbiquajtur "Asatetsu").

Linja Asato lidh stacionin Kaifu në Kaiyo City dhe Stacionin Kannoura në Toyo. Është një linjë e shkurtër 8,5 km me vetëm tre stacione: Kaifu, Shishikui dhe Kannoura e cila nis me tren në stacionin Aëa-Kainan në linjën JR Mugi dhe udhëton për 10 km. Në objektin e sapo instaluar "modeshchange" në stacionin Aëa-Kainan në Kaiyo, automjeti kalon nga "modaliteti i trenit" në "modaliteti i autobusit". Automjeti do të përdorë modalitetin e autobusit për të udhëtuar direkt në Kepin Muroto në Muroto, prefekturën Kochi dhe pika të tjera turistike gjatë fundjavave dhe festave.

Në shinat hekurudhore, automjeti arrin një shpejtësi prej 30 km /orë në gjashtë rrota, dy prej të cilave janë gome në pjesën e pasme dhe dy palë rrota hekuri, për rreth 1.2 kilometra nga stacioni Aëa-Kainan.
Mjeti më pas udhëton me autobus për në Shishikui Onsen Spa Resort dhe më pas në plazhin Shirahama.
Gjatë fundjavës dhe festave zyrtare motorizimi hekurudhor do të bëjë vetëm një udhëtim dhe më pas do të vazhdojë me autobus për në Capo Muroto. Projekti synon intensifikimin e turizmit në këto zona rurale të Japonisë.



