Një takim që Kisha e Lindjes dhe e Perëndimit po e prisnin që nga viti 1054 është realizuar në Kubë. Fluturimi me të cilin Papa Françesku ka lënë aeroportin e Romës është ulur në Havana, ku ka bërë ndalesa përgjatë udhëtimit në Meksikë.
Ai është pritur nga kreu e Kishës Ortotodokse ruse, patriarku Kirill. Mes të tjerash në sallën e pritjes të aeroportit krerët fetar të Moskës dhe Romës kanë shkëmbyer përqafime.



