26 të dënuar që po vuajnë dënimin në burgun e Durrësit kanë nënshkruar peticionin, drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentares, Lindita Nikolla.
Ata kërkojnë miratimin e Amnistisë Penale, duke pretenduar se nuk mund të mbeten peng i politikës, duke qenë se opozita refuzon të bashkojë votat me maxhorancën, për kalimin e projektligjit në Kuvend.
I drejtohemi kryeministrit të Shqipërisë Edi Rasma, kryetares së parlamentit Lindita Nikolla dhe ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, të gjithë grupeve parlamentare.
Ne të burgosurit e burgut të Durrësit që përfitojmë ose jo nga ligji për amnistinë penale kërkojmë që siç është mundësuar nga qeveria të kemi mundësi të amnistohemi sa më shpejtë.
Për pazare politike ne nuk mund të mbahemi peng. Ndaj kërkojmë që të gjendet gjuha mes politikës që ne të jemi jashtë, në shërbim të familjeve tona. Të burgosurit kanë një status, nuk ka të majtë dhe të djathtë, jemi një.
Lutemi që inatet politike mos të jenë ngërç për ne. Duam ti shërbejmë familjeve tona. Kërkojmë të merret në konsideratë kërkesa jonë legjitime.



