Në Konferencën e dytë të Traumës mjekët kanë kërkuar nga Minsitria e Shëndetësisë hapjen e një dege të traumës në Universitetin e Mjekësisë.
Shtimi i fondeve për përmirsimin e infrastrukturës ishte një tjetër kërkesë e shtruar nga mjekët, të cilët u shprehën se kapacitetet dhe infrastruktura aktuale e spitalit të Traumës nuk mjafton për të mbuluar numrin e lartë të pacientëve.
Nevojën për përmirësimin e sisitemit të Traumës e vuri në dukje edhe Presidenti i Traumës për Europën Ari Leppäniemi.
I pranishëm në Konferëncë Ministri Ilir Beqaj njoftoi se do të akordojë një shumë prej 100 milionë lekësh për blerjen e protezave që do të vihen në funksion të këtij institucioni.



