Berisha i pandehur për korrupsion/ Kume: SPAK do duhet t’i drejtohej Kuvendit. Në hetim të përfshiheshin edhe të tjerë që kanë firmosur për projektin (VIDEO)

Berisha i pandehur për korrupsion/ Kume: SPAK do duhet t’i drejtohej Kuvendit. Në hetim të përfshiheshin edhe të tjerë që kanë firmosur për projektin (VIDEO)

Pos arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për akuzat e privatizimit të kompleksit “Partizani”, edhe ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Teksa për Berishën, gjykata ka qenë e rezervuar dhe s’ka dhënë informacione mbi datën e seancës gjyqësore ndaj tij, gazetari Mariglen Kume, tha në studion e MCN live, se paraprakisht SPAK do duhet t’i drejtohej Kuvendit për procedurat e deputetit Berisha.

Neni 73 i Kushtetutës e parashikon që në momentin që ka një masë sigurimi, nuk e specifikon arrest me burg, apo kufizim lirime, etj. Ajo thotë masë kufizimi dhe ajo që i është masë kufizimi i është dhënë publikisht Berishës dhe në këtë momentin SPAK ose GJKKO do duhej ti ishte drejtuar Kuvendit me një letër për të mbledhur Këshillin e Mandatave edhe nëse do duhej parlamenti do të vendoste nëse ti hapte rrugën hetimit.

Për Kumen, surpriza ishte vet akuza për Berishën, teksa në korridoret politike flitej për dosjen e një familjari të tij.

Supriza në tërë këtë ishte se flitej në korridoret politike që mund të kishte një lajm për një nga familjarët e Berishës, por supriza ishte se ai vet po vendosej para një akuze, kjo nuk pritej.

Pas lajmit, pati shumë veta që u mblodhën në kryesinë e PD-s, dhe e kishin si mbështetje dhe përkrahje për Berishën. Aty ndihej revolta e madhe që e ndjenin si padrejtësi dhe disa politike që edhe kohë më parë u mor kohë më parë për non-gratën.

Ajo që na tha Berisha në konferencë, është fakti se sipas tij, frika e Ramës nisi që pas bllokimit të seancës së Kuvendit, dhe se ai paralajmëroi se do të ketë bllokime te tjera me tej, pra nuk do të ketë normalitet.

Sipas informacioneve që kam, aksioni i opozitës do të vazhdojë si grup i bashkuar për të vazhduar aksionin e bllokimit në parlament.  

Kume, vlerëson se SPAK duhet të përfshijë të gjithë ata që kanë firmosur për këtë projekt, përfshirë këtu Xhemal Gjunkshin dhe deri te vet Lulzim Basha.

Çfarë e justifikon edhe heshtjen nga grupi i Bashës, është se Xhemal Gjunkshi, ka një rol. Në dosje thuhet se është hequr z.Qirjazi që ka qenë drejtor i komandës në ushtri, ka pasur një rol sepse financierja thoshte që nuk firmoste për kalimin e pronës nga tokë ushtrie për të privatizuar. Më pas është vendosur z.Gjunkshi i cili me pas e ka firmosur, sot ai është në kryesinë e z.Basha. Dhe me pas këtij akti Gjunkshi është bërë komandant i Forcave të Armatosura, pra në një farë mënyre mund të jetë shpërblyer. Pastaj ka qenë edhe z.Bylykbashi që ka firmosur sepse atë kohë ka qenë në kryeministri si drejtor kabineti dhe në drejtorinë Antikorrupsion. Nëse do i futemi më thellë, dhe meqë çështja është nën hetim, mund të shkoj edhe përtej.

Basha në këtë histori, ka qenë kryetar bashkie, dhe ka firmosur lejen e ndërtimit.

Nga burimet e mia flitet që Basha u ka dhënë urdhër që nga grupi i tij askush të mos flas për këtë çështje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy